Aktualitet dhe Lajme

Publikohen formacionet zyrtare ndaj Lihtenshtejn, Sylvinho surprizon me 11 titullarët

Share

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme testin e parë miqësor të muajit qershor.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Lihtenshtejnin.

Sfida që do të zhvillohet në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari, do të startojë në orën 20:00.

Do të shohim më në fund një ‘grimcë’ të Shqipërisë europiane me Sylvinhon që do të testojë lojtarët për të qartësuar idetë e tij.

E rëndësishme është që braziliani të marrë mesazhet e duhura nga kjo sfidë, por fitorja sigurisht që shërben për të ngritur akoma më shumë moralin.

Sylvinho ka përzgjedhur edhe 11-shen titullare duke bërë disa ndryshime nga formacioni me të cilin jemi mësuar t’i shihnim gjatë kualifikueseve.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button