Brazili preket nga moti i keq, të paktën 12 viktima
Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Brazilin.
Situata më e rëndë paraqitet në rajoni malor të Petropolisit, ku katër anëtarë të së njëjtës familje mbetën të varrosur në rrënojat e shtëpisë së tyre, si pasojë e një rrëshqitje masive dheu, e cila shkatërroi çdo gjë që gjeti përpara.
Vajza tjetër e familje, 4 vjeçe, është nxjerrë e gjallë pas 16 orësh dhe ishte babai i saj që e kishte shpëtuar, i cili sipas dëshmitarëve e kishte mbrojtur me trupin e tij.
Katër viktima të tjera janë regjistruar në shtetin fqinj Espirito Santo, pikërisht në fshatin Mimoso do Sul. Qeveria vendore ka njoftuar ndërkohë se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Në zonë ka gjithashtu 1200 njerëz të mbetur pastrehë dhe shtatë të zhdukur.