“Boll tani s’ta lejoj, e kam fjalën në majë të gjuhës”, debat mes Spiropalit e zëdhënësit të Berishës: E di që ke ardhur nga poshtë ballkonit
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u përplas në studion e Top Story me gazetarin Alfred Lela, në lidhje me intestigimin e RAI3.
Lela: Mediat në vendin fqinj janë institucione dhe veprojnë si të tilla. Unë jam në kontakt me kolegë që e kanë kontaktuar gazetarin e Rai3 dhe ata bëjnë një punë për t’u duartrokitur që merr kohë, fakte dhe të lejon ty të mbash qëndrimin tënd. Aty kishte vetëm fakte, nuk ishte emisioni i pushkës për të vrarë kundërshtarin, Edin dhe për të shpëtuar Saliun, ishte një punë gazetareske e shkëlqyer.
Spiropali: Nuk mund të mos qesh me faktin që flasin për drejtësi dhe mbajnë në bluze foton e Sali Berishës që është i akuzuar për korrupsion.
Lela: Mos e zhvendos bisedën, të lutem, jemi duke folur për reportazhin e RAI3 për akuzat, nuk ka aty akuza për Sali Berishën
Spiropali: Po flas me të zonjën e shtëpisë dhe me publikun
Lela: Nuk e ha publiku këtë moj zonjë. oBoll të lutem se nuk shkon. Nuk ka vënd ku të rrijë
Spiropali: Është e paimagjinueshme që mbahen në këmbë si parti politike me bluzën e Berishës
Lela: Është për Elisa Spiropalin, për Edi Ramën dhe qeverisjen e PS, jo për arkeologjinë e PD.
Spiropali: Doja të vija në pah absurditetin e kësaj çështjeje
Lela: Nuk kam për të të lënë të flasës. Nuk kemi ardhur për Berishën,
Spiropali: Nuk kam ardhur për ty
Lela: Lëre Saliun, le të flasim për madhështine e reportazhit
Spiropali: Ju jeni në mjerim, do ishte absurditet të lë fëmijët e mi në shtëpi që të komunikoj me ty
Lela: Unë e kuptoj taktikën e tyre, kanë 11 vjet që këtë thonë, Saliun e keni izoluar
Spiropali: Unë e di që sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke marrë një frymëzim të ri
Lela: Po i kapërdij fjalët që i kam në maj të gjuhës, por ndonjëra do më shpëtojë
Spiropali: Po provoje
Lela: Unë jam ai që druhet në fakt…/m.j
Huazuar nga Javanews.al