Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Shihni si bënin plane për vrαsje deputetët e Ramës

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti farsë operacionin e SPAK që lëshoi 50 mandate arresti për kokat e krimit në vend të lidhur me eksponentë të politikës. Berisha thotë se kapot u njoftuan më përpara që ata të arratiseshin dhe të ndaloheshin vetëm disa njerëz pa peshë.

“Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve. Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër. Deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka. Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua. U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë. Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin. Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri.

Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë. Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve. Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës. Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet. Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët” – tha Berisha në tubimin e përnatshëm të mbështetësve që mblidhen poshtë banesës së tij.

Berisha bëri akuza të forta edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre. A e dini o miq se hoteli i tyre me 5 yje në Durrës, lartësohet çdo ditë e më shumë? A e dini ju o qytetarë se Brisa e tyre në Dhërmi pret çdo ditë, e ndërtuar me paratë e vjedhura, pret çdo ditë turistë. A e dini ju se hoteli tjetër pret dhe është plot? Sepse Altin Dumani paguhet që të mos i konfiskojë, që të mos sekuestrojë pasurinë e vendosur mbi vjedhjen e parave të shqiptarëve” – tha Berisha që ftoi qytetarët që të protestojnë të martën para bashkisë. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button