fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Kryetarja e parlamentit me kryehajdutin e qeverisë marrin rrogë sa 40 pensione

Share

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama se marin rrogë sa 40 pensione në muaj.

Në fjalën e tij gjatë tubimit në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha theksoi se a mund të ketë pabarazi më ekstreme se kjo.

Berisha: A merrni vesh pra, a mund të quhet kjo trajtim njerëzor? A nuk ka më çnjerëzor se ky trajtim? Pensionisti gjerman, apo punëtori gjerman, ka shërbimin shëndetësor të garantuar sepse qeveria gjermane nuk u tha kurrë gjermanëve se do e keni falas. Ka ilaçet që nuk mungojnë. Që veprojnë. Pensionisti shqiptar nuk i merr dot ilaçet se çmimet në Shqipëri të ilaçeve janë më shtrenjtë se në Gjermani, se në Greqi, se në Itali. Pensionisti shqiptar, me të cilin u tall në mënyrë cinike, të pashpirt Edi Rama me 4 përqind rritje, vuan për kafshatën, vuan për ushqimet.

Ndërkohë, kryetarja e parlamentit me kryehajdutin e qeverisë marrin rrogë sa 40 pensione në muaj. A ka pabarazi më ekstreme se kjo? Dhe në vend se më së paku të dyfishonin pensionet, siç ishte premtuar, u katandis në rritjen më cinike, në përçmimin 4 përqind. Unë mund t’u listoj ju jo një, po dhjetëra çmime ushqimesh bazë dhe mallrash të tjera të përditshme, çmimet e të cilave vetëm dy vitet e fundit janë rritur me 10-15-20 përqind. Pse ky qëndrim i pashpirt ndaj këtyre njerëzve që u shkrinë për këtë vend? Ndaj këtyre njerëzve që u kaloi rinia në mjerim? 

Kjo sepse Erion Veliaj me Edi Ramën vjedhin dhe zhdukin 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Kjo sepse me një të rënë të lapsit, Lubi Balluku dhe Edi Rama vjedhin 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë, tunelin e ndërtuar me 65 mijë euro për frymë investim, që nuk e ndërton kush në botë, por që na duhej të vidhnim 50 milionë euro. Kjo sepse Edi Rama me ‘Ismailin’ e tij shpenzon në dy vite dy herë më shumë se presidenti i SHBA në udhëtime jashtë shtetit. Se kancelari i Gjermanisë. I çmendur pas udhëtimeve për të transportuar gjëra që vetëm ai e di, ai shpenzon 21 milionë euro në 141 udhëtime zyrtare dhe private dhe vendos instilacionin 4 milionë euro në oborrin e selisë së tij sikur të ishte oborri i familjes së tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button