fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Bashkëshorti i Ermonela Felajt thirret në SPAK

Share

Prokurori i Tiranës, Bledar Velikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai është parë disa minuta më parë teksa po futej në ambientet e SPAK.

Burime për media bëjnë me dije se Blear Velikaj, i cili është edhe bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj është thirrur në SPAK për të bërë deklarime në lidhje me një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.

Velikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila tashmë është në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu bashkëshorti i Felajt, është akuzuar publikisht për disa çështje nga deputeti i PD, Gazment Bardhi.

Mbetet për të parë se për çfarë saktësisht është thirrur në SPAK prokurori i Tiranës.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button