Aktualitet dhe Lajme

Bardhi: Presidenti Begaj, injorant, ushtar dhe shërbëtor i rëndomtë

Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dekretimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e ka quajtur Begajn “injorant” dhe “ushtar të Ramës” pasi nxitoi të shpallte zgjedhjet ende pa mbaruar procesi i ankimimit të Belerit për mandatin e tij.

Bardhi ka publikuar ligjin të cilin sipas tij Presidenti nuk e ka respektuar në vendimin e tij.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, meqenëse Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpall zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji!’, – shkruan Bardhi.

Më herët Bardhi e akuzoi Presidentin se shkeli Kushtetutën.

“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës” – shkroi Bardhi në X. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Himara në zgjedhje, OMONIA rendit shkeljet e KQZ dhe Presidentit



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button