Aktualitet dhe Lajme

Bardhi: Berisha duhet t’i hapë rrugë një lidershipi të ri në PD

Share

Kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardi, u shpreh në emisionin “Opinion” se ish-kryeministri Sali Berisha duhet t’i hapë rrugën një lidershipi të ri dhe të heqë dorë nga të qenurit aktiv në vendimmarrje brenda selisë blu.

“E kam thënë dhe besoj që nuk shtoj asgjë në këtë debatin publik. Unë mendoj që zoti Berisha ka dhënë shumë për Shqipërinë, por do duhet t’i hapë rrugën një lidershipi të ri në PD dhe do duhet të heqë dorë nga të qenurit aktiv në vendimmarrje brenda Partisë Demokratike. Edhe rezultati i zgjedhjeve edhe pse nuk kam dashur ta komentoj, tregon që qytetarët shqiptarë, por veçanërisht edhe demokratët duan diçka të re brenda Partisë Demokratike”, tha Bardhi.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button