Aktualitet dhe Lajme

Balluku në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës: Dallëndyshja e parë për rikthimin e këtij mjeti transporti

Share

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar këtë të martë (21 maj) punimet në kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Ministrja e konsideroi këtë projekt si një prej më të rëndësishmit, ndërsa shtoi se hekurudha është një prej mjeteve të transportit më miqësore me ambientin dhe me financat e qytetarëve.

Një prej projekteve më të rëndësishme. Projekt i nisur prej kohësh me vonesë të konsiderueshme për pjesën e aprovimit të financimit. Sot kemi kantier me ecuri të kënaqshme.

Hekurudha një prej mjeteve të transportit miqësore me ambientin dhe financat e qytetarëve. Projekti i parë që mezi presim ta dorëzojmë”, tha Balluku.

Ministrja shpreson që në muajt në vijim të kenë përgjigje për rehabilitimin e linjës Durrës-Rrogozhin e më pas Rrogozhinë-Pogradec.

Ky projekt është i ndarë në katër seksione; fillon nga Durrësi në Shkozët, nga Shkozeti në Vorë, nga Vora në Tiranë dhe pjesa e katërt nga Kashari në Rinas.

Kjo e fundit, është dhe risia e këtij projekti, pasi lidh Aeroportin e Rinasit me Tiranën dhe Durrësin.

Falë kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button