
Një park argëtimi në Galveston të Teksasit u kthye në skenë paniku, pasi një vagon i një roller coaster u bllokua në pozicion vertikal, duke lënë tetë nxënës të varur në ajër në një lartësi të madhe.
Incidenti shkaktoi frikë tek pasagjerët dhe vizitorët e parkut, pasi vagoni ndaloi në pikën më të lartë të pistës.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve, të cilët nisën një operacion të vështirë shpëtimi duke përdorur një automjet me shkallë teleskopike.
https://www.youtube.com/embed/fpnCAZYLRSQ?si=HFQN1j-BFGufIElF
Ekipet e shpëtimit nxorën një nga një personat e bllokuar, duke i vendosur me kujdes në koshin e posaçëm të shkallës dhe duke i zbritur në tokë në siguri.
Pamjet video nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet dramatike të operacionit, ndërsa të rinjtë qëndronin të bllokuar në majë të roller coaster deri në përfundimin e shpëtimit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e defektit.
Start News
