Aktualitet dhe Lajme

Atentati me 4 viktima në Shkodër/ SPAK merr në dorë çështjen, ja për çfarë dyshohet

Share

Ngjarja e rëndë e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona, ka marrë një kthesë të papritur, duke i kaluar për hetim SPAK-ut.

Raportohet se Prokuroria e Shkodrës, ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK.

Hamza Lici, shënjestra e atentatit së bashku me Arlind Bushatin, humbën jetën gjatë atentatit. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga dy armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu, atentati mafioz i mori jetën edhe dy të pafajshmëve, burrë e grua Bashkim dhe Flutura Basha.

Pas hetimeve, dyshohet se në makinën e viktimave ishte dhe një person i tretë, i cili nuk është gjetur ende nga policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button