Aktualitet dhe Lajme

Aplikimi për kampionatin e të rinjve/ Berisha: Vuçiç dhe Rama kërkojnë të përdorin sportin

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aplikimin që pritet të bëjë Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën Serbe për të mbajtur europianin u-21 të vitit 2027. Berisha ka thënë se Rama dhe Vuçiç kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mprapshta politike. Ai i ka bërë thirrje UEFA-s, që të mos bjeri pre e lojërave të “kryemafiozëve të Ballkanit” Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama.

”Bashkërendimi antishqiptar Tiranë-Beograd. Edi Rama po bën gjithçka të realizojë organizimin e kampionatin europian të të rinjve së bashku me Vuçiç. Ky akt që ka habitur UEFA është një akt i mirëfilltë antishqiptar i argatit të Beogradit që shënon një turp Kombëtar.

Në vend që Shqipëria të kërkojë që kampionati të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë dhe mundet edhe në Shkup ose Podgoricë, për lidhjet e tij prej argati kërkon Beogradin. Por në këtë aferë Edi Rama ka dhe një interes tjetër mafioz i cili është edhe dhurimi në një plaçkitje shtetërore Olsi Ramës nga vëllai Edi të 37 mijë m2 tokë.

I bëj thirrje UEFA të mos bjeri pre e lojrave të kryemafiozëve të Ballkanit Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama që kërkojnë të përdorin sportin në funksion të interesave të tyre mafioze dhe qëllimeve të mprapshta politike”, u shpreh Berisha.

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button