Aktualitet dhe Lajme

Alba i hedh Limit rrobat nga dritarja/ Çfarë ndodhi tek “Ferma Vip” (VIDEO)

Share

Marrëdhënia e Albës dhe Limit, duket mjaft e komplikuar së fundmi pasi vetë fermeri në prime, është shprehur se nuk i përputhen mendimet me të.

“Gjatë këtij rrugëtimi 10-ditor jam munduar që t’i tregoj pak a shumë Albës kush jam dhe kam parë që mendimet tona nuk përputhen. Dmth as stili i jetës as veshja, as qëllimet që duam të arrijmë në jetë. Jam munduar t’ia them herë pas here këtë. Kemi momente të bukura, por kur vjen puna tek debatet apo realiteti i përditshëm, aty nuk përputhemi”, tha Limi.

Kjo e fundit është mërzitur nga deklarata e tij dhe i ka kërkuar që të jetë i qartë me të.

“Ti vetë më propozove, më ke thënë pëlqej karakterin tënd, pëlqej mendjen tënde, pëlqej zemrën tënde. Ku ikën fjalët tani? Të lutem shumë djalë i dashur, bëhu i qartë”, është shprehur ajo.

Pas prime-t Alba e nervozuar ka prishur krevatin e Limit, të cilin e kishte rregulluar vetë, dhe më pas ka hedhur rrobat e tij nga dritarja.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button