Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Aksidenti sot në Bulqizë, efektivi në gjendje të rëndë, niset me helikopter drejt Tiranës

Share
    

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, në rrugën e Arbrit. Në aksident është përfshirë një makinë e patrullës së policisë rrugore dhe një mjet tip Mercedes Benz.

Sipas policisë drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip Mercedes të drejtuar nga Zenel Murra.

Si pasojë e goditjes janë lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy të lënduarit u transportuan fillimisht në spitalin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë është në gjendje shumë të rëndë dhe po se është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button