Aktualitet dhe Lajme

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, përfundojnë në spital nënë e bir

Share

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip Benz. Është transportuar në spitalin Lushnjes shtetasi me iniciale K.B 13 vjeç dhe e ëma.

Aksidenti ndodhi @në afërsi të fshatit Kasht-Bardhe. Mjeti i tonazhit te rëndë ndaloi në rrugë dhe Benzi përplaset nga pas tij.

Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma, frenoi ndërsa drejtuesi i Benzit nuk shmangu dot përplasjen. Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjes me djalin dhe bashkëshorten. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button