Aktualitet dhe Lajme

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, makina përplas kalimtarin pranë Urës së Gjolës

Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën pranë Urës së Gjolës.

I plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij nuk bëhet me dije.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button