Aksident i rëndë te Rruga e Arbrit, “Audi” përplaset me zetorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbi Urën e Drinit në fshatin Gjoricë, fatmirësisht pa viktima.
Sipas burimeve te policise, në aksident është përfshirë një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Denis Miftari.
Ky i fundit është dërguar në spital me dëmtime të lehta.
Nga ana tjetër edhe drejtuesi i mjetit tip zetor ka marrë ndihmën e parë dhe është larguar për t’u marrë në pyetje nga policia.
‘Në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjoricë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. M., është përplasur me automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, me drejtues shtetasin F.D. Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë dy drejtuesit e automjeteve.
Pas ndihmës së parë mjekësore dy drejtuesit kanë dalë nga spitali. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.