Aksident i rëndë në aksin Laç-Fushë Mamurras! Mjeti del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Mamurras rreth orës 02:00.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të aksit.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, 43 vjeçari me iniciale K.M., banues në Bushnesh, Krujë.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia.
Huazuar nga StartNews.