Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora pozon me krenari pas marrjes së patentës

Share

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka arritur më në fund të marrë patentën e drejtimit, 12 vjet pasi kishte nisur mësimet për të drejtuar automjetin.

Artistja 35-vjeçare e ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi disa fotografi nga ditët e fundit. Në njërën prej tyre, Rita shfaqet duke mbajtur certifikatën e saj të re dhe duke pozuar pranë automjetit të autoshkollës në Los Angeles.

Iu deshën plot 12 vite,  Rita Ora pozon me krenari pas marrjes së

Krahas fotografive, këngëtarja shkroi: “Ka qenë një javë”.

Rita Ora ishte fotografuar për herë të parë duke marrë mësime drejtimi në vitin 2014. Në atë kohë, ajo dhe ish-partneri i saj, DJ Calvin Harris, ishin zhvendosur në Los Angeles.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Harris i kishte blerë asaj një automjet me vlerë rreth 100 mijë paund, me synimin për ta inkurajuar që të mësonte të drejtonte, pasi në Los Angeles automjeti është shumë i rëndësishëm për lëvizjen e përditshme.

Megjithatë, pavarësisht se mësimet i kishte nisur më shumë se një dekadë më parë, Ritës iu deshën 12 vjet për ta kaluar testin e drejtimit.

Ajo dhe Calvin Harris i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2014. Sot, Rita Ora është e martuar me regjisorin Taika Waititi.

Këngëtarja ka folur së fundmi edhe për dëshirën e saj për të krijuar familje me bashkëshortin. Ajo ka treguar se i kishte ngrirë vezët kur ishte në mesin e të 20-ave dhe se shpreson që në të ardhmen të bëhet nënë.


Start News

Reklama
Back to top button