Shuhet Riza Lika, një kontribues i madh i çështjes kombëtare shqiptare, ka përfaqesuar me profesionalizëm dhe dinjitet Dibrën/Nga Halil Teodori

Share

Nga Halil Teodori
Shuhet Riza Lika!
Sot në Quens të New Yorkut, komuniteti shqiptare që banon atje si dhe të ardhur posaçerisht bashkëatdhetar nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia u mblodhen për ti dhënë lamtumirën e fundit birit të Okshtunit Profesor RIZA LIKA!

Riza Lika ishte padyshim një nga personalitetet më të spikatura të kohës komuniste. Muglica kjo trevë e pasur me emra dhe kontribute, si Hoxh Muglica, Sabri Caka..nuk mund të mos përfaqësohej kaq denjësisht edhe në fushën e dijes. Mes emrave të shumtë që e kanë përfaqesuar me profesionalizëm dhe dinjitet Dibrën është edhe Riza Lika. Ai u shua në moshën 90-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Mbaroi studimet për filozofi në Moskë. Ka punuar si drejtues arsimi në Dibër, Tropoje, Kruje dhe më vonë petagog në Shkollën e Partise Tiranë.

Riza Lika ishte një kontribues i madh i çeshtjes kombëtare shqiptare. Ai, edhe pse ishte larguar nga atdheu prej dekadash nuk e harroi kurrë shqipërinë dhe shqiptarët. Si gjithmonë i kudo gjendur për të ndihmuar dhe dhënë më të mirën për njerzit në nevoj.

Edhe pse kanë kaluar dekada, kujtimet për Riza Likën mbeten të bardha edhe në shpirt.

Ai sot nuk është, nuk flet, nuk na mëson si dikur, por buzëqeshja e tij është ende prezent, hiri i tij është pozitiviteti.

Pas asaj përkudesje të butë , qëndroi ai, njeriu i mirë, zemër bardhë dhe shpirti i dlirë.

Në themel të asaj marrëdhënie njerëzore, dhe një profesionalizmi shprehës, qëndron vlera e Riza Likësh ish petagogut të shkollës së partis që i ka dhënë çdo përfshirjeje, për të dëshmuar misionin e tij si mësues.

Lindi në Okshtun ( Muglic) në vitin 1934 në një familjë patriotash që kishin bërë shumëcka për kombin. Nëna dhe babai e lanë që në moshën 4 vjecare. Megjithse jetim kujdesi i xhaxhait nuk i mungoi, sagjë nuk e ndau nga fëmitë e tij.

Thjeshtësia dhe modestia ishin arma e tij e komunikimit.

Pavarësisht udhës që ka bërë, përpjekjeve që kanë vënë në sprovë, ai sërish ka mbetur ai, ai njeriu i mirë, që na dha dije.

I përjetshëm kujtimi dhe parajsë të bekuar për Profesor Riza Likën!

Ngushullime familjes dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ikje.

Lutemi për shpirtin e tij

Të prehet në paqe!


Start News

Reklama
Back to top button