
Qeveria franceze ka ndërmarrë masa për të ndaluar konsumin e alkoolit në disa evente në një festival të madh kombëtar muzikor të dielën, ndërsa një valë e të nxehtit godet vendin me temperatura rekord.
Festimet vjetore të “Fête de la Musique” (Festa e muzikës), sjellin miliona njerëz në rrugë në të gjithë Francën. Por, me një të tretën e vendit në gatishmëri për vapë, qeveria ka ndaluar konsumin e alkoolit në vendet publike ku janë në fuqi paralajmërimet e kuqe.
“Për të gjitha ngjarjet e organizuara nga shteti dhe agjencitë e tij, janë dhënë udhëzime për të mos shërbyer alkool”, tha zyra e Kryeministrit Sebastien Lecornu, sipas BBC .
Temperaturat nga Parisi në Burgundy pritet të arrijnë 39-40 °C (102-104 °F) të dielën, me disa zona që ka të ngjarë të arrijnë 41 °C.
Franca ndalon alkoolin në festivalet muzikore për shkak të alarmit të kuq për valën e të nxehtit
Temperaturat parashikohet të arrijnë kulmin të hënën dhe autoritetet kanë paralajmëruar se ato mund të arrijnë nivele historike.
Qeveria ka bërë thirrje për ndalimin e konsumit të alkoolit “për të siguruar funksionimin e shërbimeve të urgjencës dhe kujdesit shëndetësor dhe për t’i lejuar stafit mjekësor të përqendrohet në kujdesin për qytetarët më vulnerabël”.
Vala e të nxehtit ka vazhduar prej ditësh dhe ka shkaktuar ndërprerje në të gjithë vendin, duke detyruar anulimin e dhjetëra shërbimeve trenore dhe pezullimin e mësimit.
Shërbimi meteorologjik i Francës, Météo-France, tha se ishte “e pasigurt ” se sa do të zgjasë vala e të nxehtit, e cila vlerësohet se do të prekë rreth tre të katërtat e popullsisë.
starnews.al
