Sulmohet aeroporti i Niamey-t në Nigeri, 13 të vdekur, mes tyre 11 ushtarë dhe 2 civilë

Share

Të paktën 13 persona, mes tyre 11 ushtarë dhe 2 civilë, humbën jetën në një sulm të ri të dyshuar xhihadist ndaj aeroportit të Niamey-t, kryeqytetit të Nigerit.

Ky është sulmi i dytë i madh ndaj këtij objekti strategjik brenda gjashtë muajsh.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi ndodhi të enjten në mëngjes, kur autorët, disa prej të cilëve mbanin rripa me eksplozivë, u përpoqën të depërtonin në terminalin e aeroportit. Megjithatë, reagimi i shpejtë i forcave të sigurisë pengoi sulmuesit të arrinin objektivin e tyre.

“Bilanci paraprak i këtij tentativi për inkursion është 13 të vrarë nga ana jonë, përfshirë 11 anëtarë të forcave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe 2 civilë, si dhe 4 të plagosur. Nga ana e armikut, 22 sulmues janë neutralizuar dhe rreth 20 persona të dyshuar janë arrestuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Ministria bëri të ditur se një operacion i gjerë ushtarak është ende në zhvillim, por theksoi se situata aktualisht është nën kontroll. Po ashtu, autoritetet siguruan se aeroporti ndërkombëtar i Niamey-t mbetet i hapur dhe funksional për trafikun ajror.

Megjithatë, sipas platformës së specializuar për monitorimin e fluturimeve, Flightradar, disa fluturime drejt Niamey-t janë devijuar ose kanë pësuar vonesa pas sulmit.


starnews.al

Reklama
Back to top button