Shorti i Botërorit, konfirmohet prezenca e Trump

Share

Vëmendja është e spotostuar në 5 dhjetor, atëherë kur në Washington do të hidhet shorti për Kupën e Botës 2026, kompeticion që do zhvillohet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Të premten, Presidenti Trump do të marrë pjesë në shortin e grupeve të Kupës së Botës në Qendrën Kennedy”, u tha Leavitt gazetarëve.

E veçanta e këtij Botërori është se do të ketë 48 ekipe pjesëmarrëse. Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s nuk hezitoi të fliste për Trump.

“Jam vërtet me fat. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Trump, të cilin e konsideroj një mik të ngushtë”, tha së fundmi Infantino.


starnews.al

Reklama
Back to top button