Aktualitet dhe Lajme

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi

Share

Ditën e sotme, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Naun Shundi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Aktori nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër.

Aktori u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë.

Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë, siç edhe njoftoi më herët.

Naun Shundi, është një nga figurat më të vlerësuara të skenës shqiptare, me kontribute të shumta në teatër dhe dramaturgji, si dhe themelues i një hapësire të veçantë kulturore përmes teatrit të tij.

Aktori Naun Shundi, ka themeluar Teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”, një platformë për shfaqje eksperimentale dhe promovim të talenteve të rinj.

Në vitin 2021 nisi projektin “Il commissario daltonico a teatro”, një shfaqje që kombinonte humor, mister dhe absurditet, por projekti u pezullua për shkak të problemeve shëndetësore.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button