Aktualitet dhe Lajme

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

Share

Përpjekja për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dështuar për herë të 39-të.

Edhe në seancën e sotme, partitë parlamentare PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk dorëzuan propozimet për anëtarët e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj grupeve parlamentare për të emëruar përfaqësuesit e tyre në komision, por kjo kërkesë sërish nuk u përmbush.

Nga 95 deputetë të pranishëm në sallë, 53 votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, mungesa e konsensusit për përbërjen e komisionit vijon ta bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button