Aktualitet dhe Lajme

Temperaturat e larta përfshijnë vendin, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Ja këshillat për të përballuar vapën

Share

Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin dhe të ndjekin disa këshilla praktike për të përballuar nxehtësinë.

Mjekët rekomandojnë konsum të bollshëm të ujit gjatë ditës, edhe në mungesë të ndjesisë së etjes, për të shmangur dehidratimin. Qytetarët këshillohen gjithashtu të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Ushqimi duhet të jetë i lehtë dhe i pasur me lëngje, si fruta dhe perime të freskëta. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i kremrave mbrojtës për lëkurën dhe veshja me rroba të lehta, me ngjyra të çelura.

 

Ministria thekson rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga nxehtësia ekstreme.

Ministrja e Shëndetësisë deklaron se ekipet mjekësore janë në terren për të garantuar ndihmën e nevojshme dhe u bën thirrje qytetarëve që të kërkojnë asistencë në çdo rast nevoje.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button