Aktualitet dhe Lajme

Zjarr në fshatin Klocë, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve në Maliq

Share

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur bimësinë teksa po afrohet në ish repartin ushtarak.

Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shuar zjarrin.

Pasditen e sotme ka rënë zjarr edhe në afërsi të fshatit Mborje por flakët u shuan nga shërbimi zjarrfikës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button