Aktualitet dhe Lajme

U kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve, Kristjan Asllani: Ishim pak në vështirësi, por dominuam

Share

Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit do të masin forcat me Fluminense në kuadër të 1/16-ave. Pas kualifikimit në këtë raund, ka folur mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani.

“Objektivi ynë ishte që të mos pësonim gol dhe në momentin që mbyllëm ndeshjen pa pësuar, them se ia kemi arritur qëllimit. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por kjo sfidë u kthye në një betejë.

Ishte një ndeshje shumë e ngarkuar. Në fillim ishim pak në vështirësi, por më pas gjithçka u zgjidh dhe ne arritëm të dominojmë. Jemi të lumtur që vazhdojmë më tej”, është shprehur Kristjan Asllani.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button