Aktualitet dhe Lajme

Rama: Latifi erdhi për t’i vënë kapelën bufit që të dukej si Trump

Share

Kryeministri Edi Rama, ka nisur bashkëbisedimin përmes rubrikës “Sy m’sy”. Rama po u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit në rrjete sociale.

Kryeministri e nisi fjalën me kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.

“Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 mkn dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të shba për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA?

Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump?

Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazëm. Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë.

Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm.

Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar”, u shpreh Rama.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button