Aktualitet dhe Lajme

Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive

Share

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën për sekuestrimin e pasurive të nënës së Ajola Xoxës.

Valbona Xoxa, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtari Engert Pëllumbi me një vendim të ditës së sotme, 10 mars, e rrëzoi kërkesën e saj.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e GJKKO.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button