Aktualitet dhe Lajme

Protesta e opozitës, forcat policore “blindojnë” zonën e mbikalimit të Kamzës dhe sheshin “Shqiponja”

Share

Për disa minuta pritet të nisë mbledhja e qytetarëve pranë mbikalimit të Kamzës dhe sheshit “Shqiponja” në kryeqytet, për protestën e thirrur nga opozita.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë “blinduar” këtë aks rrugor. Siç është bërë me dije nga Policia e Shtetit, forca të FNSH, Shqiponjave do të jenë në terren.

Të pajisur edhe me bote uji, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, policia është pozicionuar pranë bizneseve private në zonën e mbikalimit të Kamëz. Policia ka paralajmëruar çdo protestues që do të bllokojë rrugët se do të përballet me pasoja ligjore.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button