Salianji “shpërthen” para arrestimit: Gjyqtari del në SKY ECC, ndërsa tjetri “vret” për të vajtur në Gjykatën e Lartë

Share

Deputeti Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vendimin, duke shpërthyer ndaj gjyqtarëve. Salianji tha se vendimi ndaj tij është politik, madje shtoi se këtë vendim e paralajmëroi Edi Rama në Kuvend. Deputeti i PD pritet të arrestohet nga momenti në moment.

“Prokurori ngriti duart sot! Pasi kishin manipuluar të gjitha këto, bënë një gjë tjetër. Mungonte themeli i çështjes, duhet të kishte një pushim të kallëzimit për trafik droge që të niste hetim ndaj meje. E kapën që ky vendim nuk ishte fare. Si ka hyrë në dosje e falsifikuar?

Gjykatësja tha po ta tregoj hajde shife këtu. Po nuk kishte as vulë, as procesverbal, nuk e kanë sjellë as palët, as prokuroria. Këta u tërhoqën dhe erdhën sot, çfarë thanë? Thanë që dje, na e ka sjellë avokati i Geron Xhafajt me vulë të njomë këtë vendimin. Avokatët thanë ra procesi. Prokurori ngriti duart dhe tha e lë në çmim të gjykatës. Gjykata u tërhoq njëherë pastaj e futën në dosje gjyqësore dhe pas dy minutash dhanë vendimin.

Doli Rama sot tha, edhe pse e kishte dhënë vendimin para dy javësh, por ndërkohë të pret edhe ty tjetrit, pra për Bardhin, Unë ku e kam bërë kallëzimin? Unë nuk kam bërë fare kallëzim. Ka dalë në portalin Bold të Jetmirin pastaj e kam marrë unë.

Në një shtet ligjor, ne bëjmë denoncimin, zotëria bënte procedurën me interpolin. Nuk donin ti bënin hetimin për trafikun e drogës. Por do ti shihni në Sky ECC gjyqtari Artan Gjermeni i shkallës së parë. Ky mbyll Toyota Yarisin. Gjyqtarët sot, Genti Shala, thotë se vret për të vajtur në Gjykatë të Lartë”, tha Salianji.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button