Aktualitet dhe Lajme
Masa ndaj Berishës, Argita Malltezi: Sot regjistrova një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit
Argita Malltezi ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.
Ajo e mbrojti vendimin e ish-kryeministrit për të mos shkuar në gjykatë, çka solli më pas izolimin e tij në shtëpi në masën arrest shtëpie. Malltezi tha se sot kishte regjistruar një kallëzim penal ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja e gjyqtares Olldashi për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.
“Kam provuar se sa të drejtë ka patur babai për vendimin që ka marrë. Sot kam regjistruar një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit, për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”- tha Malltezi.