Dhunë në familje/ E reja rrihet nga nga babai, vëllai dhe i fejuari

Share

Një 29-vjeçare është dhunuar nga babai, vëllai dhe i fejuari në qytetin e Vlorës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur agravimin e situatës, ku 29-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa janë arrestuar babai 60-vjeç, vëllai 26 vjeç dhe i fejuari 34 vjeç, dhe sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçares për motive të dobëta.

Policia ka sekuestruar në banesën në pronësi të babait të vajzës dhe një armë gjahu dhe municion ushtarak.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button