Aktualitet dhe LajmeLOKALEOJQ dhe OJFPërditshmëriPersonalitete

Nëse do bëhet Skavica, banorët duhet të jenë aksioner!

Shkrim nga Besnik Alku

Share

Dicka për Skavicën!
Pa dashur të hyjë në analzië se duhet apo nuk duhet; më shumë dëmton apo përfiton (kjo është temë tjetër) por duhet që komuniteti Dibran të ketë një informacion transparent në lidhje me studimin i cili ka kushtuar 1.5 milion Euro për këto tregues dhe më shumë.
– Nga studimi i ndikimit social, sa është numri i banorëve që humbasin shtëpitë, sa vende pune do të mbyllen, sa ferma dhe plantacione do të zhduken? sa prona do të mbyten? Dhe cfarë do të bëhet më banorët e këtyre zonave për strehim? Dhe si do të kopensohen pronat?
– Nga studimi i ndikimit në mjedis, si ndikon në klimën dhe mikro-klimën lokale?
– Nga studimi i planit të biznesit, për sa kohë e shlyen veten investmi?
Mendimi im është që: Nëse projekti i Skavicës është zhvillues, dhe që ka inpakt në ekonominë dhe zhvillimin e sektorit energjitik, atëherë edhe banorët dhe pronat që do të zihen nga zhvillimi kësaj vepre të trajtohen si prona në zonë zhvillimi, e njëjtë me pronat ku ndërtohen pallate. Pra, pronarët të kenë % e aksioneve në këtë vepër dhe masat e tjera kontraktuale sic bëhen në ato prona që zhvillohen projekte. P.sh. në Tiranë pronari i tokës merr deri në 35% të pallatit që ndërtohet në pronën e tij.
Kjo është vetëm dicka, sepse kjo cështje kërkon një mbrotje nga banorët e Dibrës shumë dhe shumë voluminoze, ku të merren dhe analizohen të gjitha interesat. Unë desha ta turbulloj edhe pak këtë cështje me tezën e aksioneve të banorëve në vepër, se po nuk u turbullu nuk kullohet thote populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button