Aktualitet dhe Lajme

Vetëdorëzohet në polici një nga dhunuesit e avokatit të Berishës

Share

Teksa drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj po jepte informacione për ngjarjen e rëndë ku u dhunua avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ai u informua se një nga autorët është vetë dorëzuar në polici. Bëhet fjalë për shtetasin Dorian Alia, 32 vjeç.

Vocaj tha se 4 autoret e sulmit jane Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ky i fundit u vetëdorëzua në momentin kur po jepej konferenca per shtyp.

Ai sqaroi të gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërsa sqaroi se Romario Tabaku ka larguar autorët e ngjarjes me një makinë audi.

Sipas Vocajt, avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga 4 personat për shkak të detyrës.

“Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë. Proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar nga ai. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me studion ligjore.

Është shoqëruar shtetasi Dritan Jani Nano 58 vjeç banues në Tiranë, i cili u ndalua me iniciative, i dyshuar si organizator i kësaj ngjarje të rëndë kriminale”, tha Vocaj.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button