Çmenduri në Marsejë, qëllohen me armë makinat e tre lojtarëve të Olympique
Natë frike në Marsejë për tre lojtarë të Olympique Marseille: Faris Moumbagna, Jean Onana dhe Bamo Meite. Të tre lojtarët ishin viktima të një agresioni ndërsa ktheheshin në shtëpitë e tyre. Në këtë ngjarje të frikshme, në drejtim të makinave të tre futbollistëve është qëlluar me armë zjarri.
SULMOHEN TRE LOJTARË TË OLYMPIQUE MARSEILLE
Sipas asaj që raportohet nga Europe 1, në fakt, të tre, duke u kthyer nga transferta në Le Havre, kanë marrë një kthesë të gabuar. Futbollistët hasën kështu në një grup kriminelësh që tentuan t’i grabisnin. Gjatë tentativës së arratisjes, në drejtim të makinave të dy prej tre lojtarëve të Olympique është qëlluar tre herë me armë zjarri. Një ngjarje si në filmat policesk, në të cilën tre futbollistët e klubit francez rrezikuan edhe jetën.
FUTBOLLISTËT NËN SHOK
Sipas asaj që u mësua, Moumbagna, Onana dhe Meite kanë arritur të shpëtojn pa asnjë pasojë. Vetëm se për momentin të tre futbollistët do të ishin ende nën shok nga një natë që mund të kishte përfunduar në tragjedi. I gjithë “faji” i tyre ishte se ngatërruan rrugën.
• Faris Moumbagna et Jean Onana ont été victimes d’une tentative de vol de voiture à main armée en rentrant chez eux après le déplacement au Havre, leurs véhicules ayant même reçu des impacts de balle. Bamo Meïté les suivait mais n’a pas été pris pour cible.
RMC | #TeamOM 🔵⚪️ pic.twitter.com/XCLDIes2mp
— #TeamOM Officiel (@TeamOM_Officiel) May 20, 2024