Aktualitet dhe Lajme

“Jam këtu, ndryshe nuk do të isha askund tjetër përveçse me ty” Adele ndalon performancën në koncert dhe uron thjeshtrën e saj për diplomimin

Share

Adele ka surprizuar sërish fansat. Gjatë koncertit të saj në Las Vegas më 17 maj, ajo ndaloi performancën dhe mori pak minuta për të uruar vajzën e partnerit të saj Rich Paul, Reonna Simone Paul, për diplomimin e saj.

“Është diplomimi i thjeshtrës sime këtë fundjavë. Emri i saj është Reonna. Të dua, zemër. urime. Ata janë të gjithë në Atlanta duke festuar. Jam këtu, ndryshe nuk do të isha askund tjetër përveçse me ty, por të dua, zemër. Unë të dua!”, ka thënë ajo.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button