Videon nuk e publikuam ne! – Newsbomb Albania

Share

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës të bërë mbrëmjen e sotme nga Oborri Mbretëror, ku përmes një njoftimi zyrtar akuzuan policinë se ka publikuar pamjet e sherrit mes Princ Lekës, Princeshë Elia Zaharias dhe babait të saj, Gjergj Zaharia.

Blutë e kryeqytetit theksojnë se lidhur me rastin në fjalë, ku Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia ngritën akuza ndaj njëri-tjetrit për dhunë, janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Gjithashtu në reagimin e Policisë thuhet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke theksuar më tej se video e momenteve nga dhuna brenda Familjes Mbretërore nuk ka dalë nga Strukurat e Policisë.  

“DVP Tiranë

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më herët Oborri Mbretëror, përmes një reagimi zyrtar, tha se pamjet e publikuara të filmuara nga Princ Leka në Pallatin Mbretëror gjatë sherrit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babain e saj Gjergj Zaharia, u dorëzuan nga Princi në Komisariatin e Policisë si provë për dhunën që i ka ushtruar Gjergji dhe Elia Zaharia.

LEXO EDHE: Dhuna në Familjen Mbretërore, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Në reagimin zyrtar të Oborrit Mbretëror u hodhën akuza ndaj policisë që ka publikuar pamje kofidenciale të cilat ishin sekret dhe se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit.

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga medieT”, thuhej në reagimin e Oborrit Mbretëror.


Lexo edhe: Sherr në Oborrin Mbretëror, Elia dhe babai rrahin Princin, Leka përfundon në spital

Lexo edhe: Princi thotë se e rrahu vjehrri, Elia shkon kallëzon në polici se e ka dhunuar Leka

Lexo edhe: Del video e sherrit, Elia mes lotësh ndjek princin nga pas: Godite babain tim, ke mashtruar shtetin shqiptar me diplomat

Lexo edhe: Sherri i stisur në familjen mbretërore? Skenari i Princ Lekës, filmimi që e nxjerr zbuluar

 

 

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Reklama
Back to top button