Aktualitet dhe Lajme

Zjarr në burgun e Drenovës? Drejtoria e Burgjeve përgënjeshtron lajmin

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përgënjeshtruar lajmin se një i burgosur ka tentuar t’i vendosë zjarrin qelisë.

“Me gjithë respektin për median dhe fjalën e lirë, do kërkonim mirëkuptimin e gazetarëve, por jo vetëm, për të evituar publikimin lajmeve të pavërteta të cilat krijojnë një perceptim të gabuar për punën e stafit të burgjeve dhe shërbimin në këtë sistem.

Drejtoria e Burgjeve është e hapur dhe e gatshme të informojë opinionin publik për përmbushjen e misionit të saj, si detyrim ndaj publikut”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që më herët në media qarkulloi lajmi se një i burgosur kishte tentuar që t’i vendoste zjarrin qelisë duke ndezur me çakmak dyshekun.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


huazuar nga newsbomb.net

Back to top button