
Siç çdo vend në botë ku ka figura të mëdha populli ka trashiguar dhe legjenda për të lartësuar figurën e përsonazheve që i përkasin asaj zone. Në Çidhën të Dibrës u lind Heroi Kombëtar Skëndërbeu. Kjo zonë ka të trashëguar shumë gojdhëna dhe legjenda në lidhje me Skenderbeun. Ajo që unë do të tregoj më poshtë është shumë interesante. Në shpat të ‘Malit të Qenve’ ka ekzistuar një fshat që dikur quhej “Katundi i Mallkum” ky fshat mori këtë emër pasi ishin banorët e këtij fshati e tradhtuan Skenderbeun tek Turqit duke treguar të vetmin shteg që të shpinte në Kalan e Skenderbeut. Ai e mallkoi këtë fshat dhe ky fshat nuk pati jetgjatësi pas tradhtise. Kur ushtria Turke iu afruan vendstrehimit Skenderbeu me kalin e tij hidhet nga një shkëmb në një tjetër shkëmb duke kaluar mbi Setë aty kanë ngel dhe gjurmët e Kalit, diku në krahë te këtij shkëmbi ndodhet dhe një tjetër shkemb ku ka një të çarë për shkak të tronditjes së madhë te hedhjes së gjokut. Për këtë shkëmb populli i zonës ka një legjendë interesante. Vajzat që e arijnë të çarën dhe e fusin hundën aty janë të gati për tu martuar, dhe ato meshkuj që e arijnë të çarën dhe hunda hynë në të çarë janë të gatshëm për të shkuar ushtarë. Kjo legjende në ditët e sotme na ka shërbyer për ta ndarë me brezat e rinjë me turista dhe që pak nga pak po bëhet si destinacion turistik.