Aktualitet dhe Lajme

Shkëputet vinçi, humbin jetën 6 punëtorë në Kinë

Share

Të paktën 6 persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në një kantier ndërtimi në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu, kur një vinç ndërtimi u rrëzua sot.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve të transmetuara nga agjencia e lajmeve Xinhua, jeta e tyre nuk është në rrezik.

Autoritetet kineze kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit fatal.

The post Shkëputet vinçi, humbin jetën 6 punëtorë në Kinë appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga portali Albeu.com

Back to top button