Zyrtarizohet skema e ‘ustallarëve’/ Varianti Delta qarkullon edhe në Shqipëri
Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, vjen nga Laboratori i Referencës në Berlin, që përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.
Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.
Huazuar nga plus7news.com