Aktualitet dhe Lajme

Zjarri e tymi ngrihen në qiell, ngjarje tragjike në Indi, mbi 20 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë

Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Rajkot të Indisë. BBC shkruan se një godinë e mbushur për lojëra për të rinjtë është përfshirë nga flakët.

Deri tani janë konfirmuar të vdekur 20 persona, shumica e të cilëve fëmijë, ndërsa ekziston frika se shumë të tjerë mund të jenë nën rrënojat e godinës së shkrumbuar nga flakët, të cilat tashmë janë vënë nën kontroll.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa kryeministrja e rajonit ka thënë se një ekip i posaçëm është ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button