Aktualitet dhe Lajme

Zjarret në Dropull e Finiq/ Ministri Peleshi: Prej dy ditësh në luftë me flakët, sot u aktivizuan dy avionë “Canadair”

Share

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se për shuarjen e flakëve në Dropull dhe Finiq janë aktivizuar dy avionë të tipit Canadair.

Ai shkruan se puna vijon prej dy ditëve për të vënë nën kontroll flakët.

Postimi:

Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në #Dropull dhe #Finiq.
Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë #italiane dhe asaj kroate”, shkruan ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button