Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Zhvillohet mbledhja e parë e “Lidhjes së Intelektualëve Dibranë”

Share
Huazuar nga faqja e tyre ne facebook Lidhja Intelektualëve Dibranë
Nën drejtimin e Kryetarit të LID, z. Shpëtim Cami, u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë për vitin 2024, me rend dite :
1. Analiza vjetore e veprimtarisë së shoqatës për vitin 2023
2. Miratimi i planit të aktiviteteve për vitin 2024
3. Mbledhja e kuotave dhe donacioneve për vitin 2024
4. Të ndryshme
Në mbledhje morën pjesë 14 anëtar kryesie si : Liri Rasha, Elsa Bitri, Miranda Goleci, Musa Rriçku, Demir Osmani, Bashkim Lleshi, Nazmi Koçi, Arif Murrja, Bardhyl Ceku, Irfan Zebi, Jahe Delia, Shaqir Skarra, Shpëtim Cami, Islam Uka.Kryesia diskutoi dhe miratoi raportin e analizës vjetore dhe u sugjeruan aktivitete të mundshme për vitin 2024.

U vendos organizimi e një konference shkencore mbi HEC Skavica , për të cilën u miratua edhe grupi i punës si më poshtë :
1. Prof.Dr. Bashkim Lleshi
2. Prof.Dr. Bardhyl Ceku
3. Dr. Nazmi Koçi
4. Znj. Miranda Goleci
5. Z. Latif Miha

Studiuesit e interesuar të kontaktojnë me grupin e punës për të paraqitur studimet e tyre shkencore. Konferenca do ti nënshtrohet debatit shkencor, larg qëndrimeve emocionale dhe populiste.

Kryesia miratoi gjithashtu të mbështesë nismën e anëtarit të kryesisë së LID, Z. Defrim Methahasani për të organizuar një koncert recital të artistes dibrane, Nderi i Dibrës, anëtare e kryesisë,znj.Liri Rasha, në Pallatin e Kulturës, Lezhë, nismë e cila mund të organizohet edhe në qytete të tjera me komunitet të madh dibranësh.

Për aktivitetet e tjera të mundshme do t`ju njoftojmë në kohën e duhur.

Kryesia

Tiranë 21.02.2024

Back to top button