Aktualitet dhe Lajme

Tragjike në Shkodër, humb jetën 23-vjeçarja pasi konsumoi fostoksinë

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas policisë shtetasja S.H, 23 vjeçe ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetone.

Shkodër/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit  të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të këtij rasti.

Rastet e vetëvrasjeve me fostoksinë janë shtuar frikshëm në vendin tonë gjatë javëve të fundit.

Ditën e sotme, 21 shkurt, një 62 vjeçe u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi kishte konsumuar fostoksinë. Fatmirësisht ajo ndodhet nën kontrollin e mjekëve.

Rasti më i fundit i vetëvrasjes me fostoksinë u shënua më 7 shkurt në Berat, ku një grua 41-vjeçare i dha fund jetës pas një debati në telefon me bashkëshortin, i cili jeton prej një viti në Greqi. Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe ia ka lënë amanet fëmijët e saj.

Ndërkohë që më 5 shkurt një tjetër rast i rëndë u shënua në Berat, ku një 63-vjeçar i dha fund jetës po ashtu duke konsumuar fostoksinë.

Më 2 shkurt po ashtu një 18-vjeçare nga Lushnja i dha fund jetës në lule të rinisë. Duke konsumuar fostoksinë. Ajo kishte vetëm 25 ditë që ishte fejuar dhe dyshohet se debatet me partnerin e çuan të renë drejt vetëvrasjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, njoftoi policia.

Një tjetër rast i vetëvrasjes me fostoksinë tronditi mbarë opinionin publik dhe flasim për rastin e Bedrie Lokës. 45-vjeçarja i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë për shkak të dhunës dhe presioneve nga bashkëshorti i saj. Për vdekjen e 41-vjeçares u arrestua  bashkëshorti i saj Xhemal Loka.

E teksa vendi po përballet me raste të tilla të vetëvrasjes, shumë kanë kërkuar që fostoksina të hiqet nga qarkullimi në treg. Pasi momentalisht qytetarët e gjejnë lehtësisht në treg dhe në momente të rënda emocionale i konsumojnë për t’u vetëvrarë.

“Të hiqet nga farmacitë bujqësore dhe ta zëvendësojmë me impiantin e pesticideve të tjera. Kjo bëhet për ndaluar një akt tragjik që është vetëvrasja. Mendoj se shoqëria e përgjegjshme, duhet të marri masa për këto elemente. U bëj thirrje Ministria e Bujqësisë, qeverisë parlamentit të hiqet fostoksina nga qarkullimi në Shqipëri është hequr në një shumicë vendesh në botë. Nuk janë vetëm gratë, kemi edhe burra edhe studentë. Është një mjet vetëvrasje. Është kriminale ta importosh. Është krijuar një lidhje psikologjike midis atij që do të kryejë vetëvrasjen dhe fostoksinës”, tha në një intervistë ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button