Aktualitet dhe Lajme

‘Zgjedhorja’ drejt dështimit: Më 1 korrik afati i fundit, por palët nuk kanë dakordësi për projektligjin

Share

1 korriku është afati që socialistët dhe demokratët i vendosën vetes për të depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e kodit zgjedhor, por ndërsa ditët po vrapojnë te gjitha afatet që palët i vendosën vetes, janë djegur dhe produkti është zero.

“Ka rreth një muaj që s’mblidhemi pasi kemi debat mes PD-PS për shkak së PS nuk pranon kërkesat e opozitës”, tha Dhurata Çupi.

Të djathtët fajësojnë koleget e majtë të cilët i kanë mbyllur derën çdo dëshire të opozitëës. Më kryesorja ndryshimi i Kushtetutës që i hap rrugë rikthimit të koalicioneve parazgjedhore me listë të përbërë.

“PS nuk pranon marrëveshjen e 5 qershorit, e dakordësuar dhe pranuar nga ndërkombëtarët. Nuk lejon koalicionet  e përbëra ku çdo parti të ketë votat e saj dhe vota e shqiptareve të numërohet si votë e barabartë”, u shpreh Çupi.

Vota e Diasporës duket një mision i pamundur megjithëse KQZ ofroi një formulë kompromisi duke marrë përsipër regjistrimin online të tyre.

“Ndërkohë  PS kërkon nëpërmjet filtrash të pengojnë votimin e lire sepse përmes votimit te lire nuk kontrollon votën e tyre”, u shpreh Çupi.

Por, në kushtet kur dialogu ka mbetur pezull, a duhen demokratet ta kushtëzojnë pjesëmarrjen në komisionet e ngritura vetëm me votat mazhorancës me reformën zgjedhore?

“PD ka prioritete nuk do thosha kushtëzime, dhe pa reformë zgjedhore, pa standarde dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme s’mund të këtë prioritet tjetër për PD”, tha Çupi.

Deputetja demokratët tregohet  e kujdesshme dhe nuk flet për dështim, por paralajmëron një vendimmarrje politike nga grupi parlamentar i PD në mungesë të një konsensusi mes palëve./tch


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button