Aktualitet dhe Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Pas Selanikut, Berisha takim me qytetarët në Bilisht: Rama marrëveshje me grupet e krimit

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në Bilisht, ku po zhvillon takime me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Pak orë më parë, kreu demokrat ishte në Greqi, ku takoi shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në zonën e Selanikut.

“Shqiptarët gjithmonë e më shumë po përqafojnë programin e PD që ka 2 synime kryesore, të kthejë para që i ka grabitur qeveria dh të krijojë një mundësi të re për çdo fermer, biznesmen, qytetar, banor të Devollit e mbarë Shqipërisë, që pas 11 majit të 2025 të mund të çelë një kapitull të ri të jetën e tij.
Sot ju shihni dy fushata, një që vjen tek ju me projekte konkrete dhe që përpiqet të adresojë problematikat”, tha ai duke renditur masat që do të merren nga qeveria e tij në rast fitore më 11 maj.

“Rama në marrëveshje me grupet e trafiqeve, shqiptarë të bërë të famshëm në botë, fusin euro me kontejnerë, prerje 500 euroshe. Vetëm njëri prej tyre, mik i qeverisë u gjet se kishte transferuar në bankat e Europës 3 mld euro”, tha ai.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button