Vriten nga bandat në Haiti vajza dhe dhëndri i politikanit të njohur amerikan
Vajza dhe dhëndri i politikanit republikan Ben Baker, janë vrarë nga një bandë në Haiti. Ka qenë vetë Baker i cili ka dhënë lajmin e trishtë.
“Zemra ime është thyer në një mijë copa. Unë kurrë nuk kam ndjerë këtë lloj dhimbjeje”, shkruan Baker.
Baker tha se vajza e tij Natalie Lloyd dhe burri i saj, Davy, të dy misionarë të krishterë në Haiti, “u sulmuan nga bandat këtë mbrëmje dhe u vranë. Ata shkuan në Parajsë së bashku”, shkroi ai.
Grupi i tyre, “Missions in Haiti Inc”, tha se çifti dhe një anëtar tjetër i grupit, i quajtur Jude, kishin rënë në “pritë nga një bandë me 3 makina plot me djem” ndërsa po dilnin nga kisha dhe u qëlluan dhe u vranë rreth orës 21:00 të së enjtes. “Ne të gjithë jemi të shkatërruar”, postoi grupi në Facebook.
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se administrata Biden ishte në dijeni të raporteve për vdekjet e qytetarëve amerikanë, duke thënë: “Zemrat tona janë me familjet e të vrarëve, pasi ata përjetojnë pikëllim të paimagjinueshëm”.